Herri Kejn shpartallon i vetëm “Dhelprat”

0

Kampionati për Totenhemin kishte përfunduar që javën e shkuar, me vendin e dytë të garantuar, por në Angli nuk dinë ta ulin ritmin. Londinezët dhuruan spektakël sot, duke shpartalluar 6-1 Lester Sitin, në një ndeshje që dukej në fakt si e luajtur me porosi për Herri Kejnin.

Ylli i Totenhemit ishte lojtari më i motivuar nga 22 lojtarët që ishin në fushë dhe Totenhemi e nderoi, ndoshta edhe me pak ndihmë nga Lester Siti, që nuk është se u bë “gardh”.

Para ndeshjes Kejn ishte në kuotën e 22 golave, i treti në listën e shënuesve në Premier Ligë, pas Lukakut (24) dhe Sançezit (23).

Kur përfundoi ndeshja Kejn ishte në kuotën e 26 golave, pasi shënoi në minutat 25, 63, 89 e 92.

Super ndeshje edhe për Heung-Min Son, autor i golit të dytë dhe të katër, përveçse asistues për golin e parë të Kejnit. Rekord për Son: asnjë koreano-jugor nuk ka shënuar sa ai në Europë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image