Herri Kejn nuk preket më, rinovon me shifra të pabesueshme

0

Herri Kejn ka rinovuar me Totenhemin, duke hedhur firmën në një kontratë të re 6-vjeçare, që do ta mbajë të lidhur me klubin londinez deri në vitin 2024.

“Jemi të lumtur të lajmërojmë se Herri Kejn ka firmosur një kontratë të re 6-vjeçare me klubin”, thuhet të deklaratën e lëshuar nga Spërsat.

Rinovimi i Kejnit është një lajm i madh për Totenhemin, që e ka shoqëruar njoftimin me pamje nga stadiumi “White Hart Lane”, ku do të kthehet sezonin e ardhshëm, pas një viti me qira në “Wembley”.

Kejn shënoi 30 gola në kampionatin e fundit dhe është një ndër sulmuesit më të kompletuar në planet, sepse edhe golat e tij i ka të shpërndara në mënyrë uniforme, me këmbën e djathtë, të majtën dhe me kokë. Në 4 sezonet e fundit sulmuesi i Anglisë e ka kaluar gjithnjë kuotën e 20 golave në Premier Ligë.

Sipas The Mirror, Kejn do të përfitojë nga kontrata e re 90 milionë sterlina, që do të thotë 15 milionë në sezon, një shifër e pabesueshme, që mban larg përfundimisht klubet që ëndërrojnë të blejnë Kejnin, duke nisur nga Reali, që del përfundimisht nga gara, nëse kishte realisht plane për të bërë ndonjë ofertë, sepse dihet sa e vështirë është t’i marrësh lojtarë Totenhemit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.