Herrera tërbon Sitin, pështymë mbi stemën e “armikut”

0

Derbi i Mançesterit mbetet një ndër ngjarjet e vitit në Premier Ligë dhe fitorja e Mançester Junajtid me përmbysje, nga 0-2 në 3-2, ka bërë shumë bujë e ka ngjallur debate pa fund në lidhje me potencialin e dy skuadrave dhe aftësitë e trajnerëve përkatës.

Ndërkaq, diçka tjetër ka ngjallur debate të forta mes tifozëve, sepse mesfushori i Junajtid Ander Herrera është filmuar duke pështyrë mbi stemën e Mançester Sitit kur po dilte nga fusha. Stema është e pozicionuar në tokë sapo lojtarët dalin nga fusha dhe shkojnë drejt dhomave të zhveshjes, ndoshta diçka e menduar krejt gabim, pasi logjikisht nuk mund të shkelet me këmbë nga të gjithë.

Megjithatë, gjesti i Herrerës është dukur i qëllimshëm dhe ka tërbuar tifozët e Sitit. Gjithsesi, Herrera ka sqaruar se nuk e ka bërë qëllimisht dhe as e ka pasur fare mendjen te stema, ndërkohë që edhe drejtuesit e Premier Ligës kanë bërë të ditur se nuk do të marrin asnjë masë ndaj spanjollit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.