“Heronjtë” e Europa League priten me duartrokitje në Korçë

0

 

Kanë qenë rreth 300 tifozë korçarë, të cilët pasditen e djeshme kanë pritur me duartrokitjeve “heronjtë” e tyre, lojtarët dhe stafin teknik. Kur lojtarët e parë kanë qenë në aneksin e stadiumit, tifozët janë ngritur në këmbë dhe i kanë duartrokitur gjatë. Më pas ishte radha e trajnerit Ilir Daja dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit, ku duartrokitjet ishin më të gjata. Të gjithë lojtarët, së bashku me Dajën, pasi janë vendosur në fushë, janë kthyer nga tifozët dhe ua kanë kthyer po me duartrokitje, si për të thënë se suksesi është edhe i tifozëve, të cilët e mbushën “Elbasan Arenën” plot. Numri i tifozëve pas startit të stërvitjes është shtuar dhe lojtarët janë pritur vërtet si “heronj”. E kanë merituar plotësisht këtë respekt, pasi kanë dhënë gjithçka kishin në 8 ndeshjet eliminatore për të mbërritur deri në grupet e Europa League.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here