Herolind Shala përfundon në Tailandë, firma çështje kohe

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës i është bashkuar skuadrës së Stabaekut në Tailandë,  vend në të cilin klubi norvegjez po zhvillon fazën përgatitore para nisjes së sezonit në muajin mars. Megjithatë, ende nuk kemi të bëjmë me një transferim zyrtar.

Drejtori sportiv i Stabaekut, Andre Olsen, ka konfirmuar për “eurosport.no”, se Shala i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore, por për të arritur në një marrëveshje do të duhet pak kohë.

Futbollisti 26-vjeçar spikati me skuadrën e Startit, edhe pse këta të fundit nuk i shpëtuan dot rënies nga “Elliteserien”. Në rast se për Shalën nuk vjen ndonjë ofertë e volitshme nga kampionat i huaj, e ardhmja e 26-vjeçarit në Norvegji do të jetë me Stabaekun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *