Heroi Xhyra: E mbyllëm me nder, Shkumbini rikthehet si dikur!

0

Shkumbini është ngjitur në Kategorinë e Parë, pasi arriti të mposhtë skuadrën e Luzi 2008 në Play-off. Peqinasit e merituan suksesin, edhe pse fituan me një gol të vetëm të shënuar nga Klement Xhyra. Ky i fundit pas ndeshjes deklaroi për SportEkspres.com se kjo ishte mbyllja më dinjitoze për Shkumbinin.

“Normalisht që jam i gëzuar për këtë fitore, që na riktheu në Kategorinë e Parë. Aq më tepër që golin e vetëm e shënova unë. Një fitore që e mbylli me nder e dinjitet këtë sezon dhe këtë Shkumbini e meritonte. Dhamë maksimumin, edhe pse ishim tre futbollistë të dëmtuar, unë, Isaj dhe Mustafaj. Duhej kjo sakrificë dhe ia vlejti”, u shpreh Xhyra.

Sezonin 2019-2020 skuadra peqinase do ta luajë në Kategorinë e Parë, ndërsa Xhyra deklaron se është koha vetëm për festë. “Ngjitja në Kategorinë e Parë ka të tjera përgjegjësi dhe impenjime për Shkumbinin, por tani na duhet vetëm ta festojmë këtë sukses. Peqini do të jetë skuadër dinjitoze në sezonin e ri, do rikthehemi si dikur, por me synimin që në sezonin tjetër të ngjitemi në Kategorinë Superiore. Falënderime maksimale edhe për tifozët tanë, të cilët janë gjithashtu pjesë e suksesit”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.