Heroi i Teutës flet pas ndeshjes me Tiranën: Pësuam një gol që…çfarë të them

Teuta ka arritur të barazojë me rezultatin 1-1 ndaj Tiranës. Një pikë e marrë, por me mënyrën sesi erdhi, shijoi si një fitore për durrsakët. Kjo pasi Rrustem Hoxha arriti të shënonte në minutat e fundit të ndeshjes.

Më parë ishte Ngo që dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të rrëmujshëm dhe sfera e ngelur në zonë pas tre tentativave, u finalizua nga sulmuesi i bardhebluve. Pikërisht për këtë gol që duhej të evitohej ka folur Rrustem Hoxha për “Supersport”:

“Kemi pësuar një gol që…çfarë të them. Duhej ta kishim evituar me patjetër. Sigurisht që problemi jonë mbetet shënimi i golave, por na ngroh fakti që krijojmë raste. Nuk jemi të kënaqur me vendin e tretë, ky është objektivi më minimal. Na lejohet të kërkojmë të dalim kampion, sidomos në këtë kampionat ku këtë gjë e duan 7 ekipet e para në renditje”, ka thënë Hoxha. /Sport Ekspres/