Heroi i heshtur Navas, gjithnjë me valixhe në dorë

0

Kejlor Navas, aq shumë i kritikuar pas gabimeve trashanike në çerekfinale kundër Juventusit, është kthyer vendimtar për Realin në gjysmëfinale përballë Bajernit. Nëse bavarezët nuk kanë mundur të shkojnë në Kiev, për këtë meritë ka dhe portieri nga Kosta Rika. Gjithnjë me valixhe në duar, ai vazhdon të heshttë kritikët e tij. pritje spektakolare në Madrid kundër Bajernit, ka qenë ai heroi i mbrëmjes.

Ndeshja dhe pritjet

“Jam shumë i lumtur dhe për këtë falënderoj zotin. E vërtetë është se ka qenë një përballje shumë e vështirë. Bajerni është një ekip i madh, kemi vuajtur shumë, por jemi në finale me meritë.”

Katër finale

“Po bëjmë historinë. Asnjëherë nuk dorëzohemi dhe tani presim të qetë finalen. Ne respektojmë në fushë çdo rival.”

Bajerni

“Ata vinin në këtë takim vetëm për të sulmuar, nuk kishin asgjë për të humbur. Ne e dinim fare mirë se nuk po luanin ndaj një ekipi të çfarëdoshëm. Ata janë një skuadër që të bën presion, të vë në vështirësi.”

Benzema

“Jam shumë i lumtur për të. Ai e meriton, sepse ka punuar shumë fort. I mungonte goli, por ka ardhur në momentin e duhur.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.