Heroi i heshtur, babai i Nazmi Gripshit: Nuk prita lavdërime, Zoti e la gjallë dhe nuk më gjente gjë

Një nga heronjtë në forcat e kërkim-shpëtimit në Durrës pas tragjedisë natyrore të 26 nëntor ishte dhe babai i Nazmi Gripshit, Ruzhdi Gripshi. Prej vitesh punon në portin e Durrësit, por kur duhej të vendoste jetën në rrezik për të shpëtuar një tjetër person, nuk e mendoi dy herë dhe mbi të gjitha pa pritur lavdërime. Në intervistën për “Top Channel”, babai i lojtarit të Skënderbeut tha:

“Morëm veglat që duheshin dhe u nisëm aty ku na përcaktuan, banesën ku gjetëm Ramë Lalën. Mendova përderisa zoti ka lënë gjallë nga 9 veta këtë djalë atëhere as mua nuk do më gjente gjë. Biseduam për 4 orë me të dhe më pyeti për pjetarët e tjerë të familjes, i thashë që të gjithë kanë dalë, tani është radha jote. Dy herë i ranë të fikët dhe për ta mbajtur sa më gjallë realizonim edhe foto, i thoja që t’i bënim që ai ti kishte kujtim. Pasi dolëm nga rrënojat u largova së bashku me mikun tim, nuk ndenja për lavderime sepse veprova me zemër’’, ka thënë Ruzhdi Gripshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *