Heroi i fundit i Milanit ndaj Juventusi, flet Lokateli: Nuk besonin tek mua! Duhej të largohesha

0

Lokateli është heroi i fundit i Milanit në një fitore brenda 90 minutave kundër Juventusit në përballje direkte. Flitet për vitin 2016, ku mesfushori italian do të shënonte një gol të bukur në trekëndësh, duke kaluar Bufonin.

Që nga ajo kohë, kuqezinjtë nuk kanë mundur që të përsërisin suksesin. Ndërkohë Lokateli që shihej me të ardhme të madhe, papritur u zhvlerësua dhe u largua nga skuadra e njohur italiane. Aktualisht është pjesë e Sasuolos, por kujtimet me Milanin nuk i fshin ende:

“Në futboll nuk të presin vetëm lule dhe trëndafila, do vijnë edhe momente të vështira. Atje duket lojtar sesa i fortë është. Kur ka një pengesë përpara teje duhet të bësh tre hapa mbrapa dhe pastaj të marrësh hovin që ta kalosh. Kisha nevojë të ndryshoja ajrin, për t’u shkëputur. Milani nuk po besonte më tek mua, këtë arrita të kuptoj gjatë asaj kohe. Golin e parë me Milanin e realizova në minutën e 73 kundër Sasuolos, i mbaj mend lotët në atë kohë dhe e kam edhe numër në fanellë këtë. Jam shumë i ndjeshëm dhe kur i kujtoj ende lotoj”, ka thënë Lokateli. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.