Heroi i ditës është shoku i Etrit Berishës! Një hajdut po grabiste në dyqanin e huaj, e ndaloi para policisë

Heroi i ditës në Itali është mbrojtësi i Spal, Thiago Cionek. Shoku i ekipit të Etrit Berishës ka marrë vlerësime të mëdha në vendin fqinj për një gjest me shumë guxim që ka bërë së fundmi. Teksa gjithë policia është duke u marrë me Koronavirusin dhe qytetarët që të qendrojnë në shtëpi, një i ri e ka shfrytëzuar situatën për të grabitur një dyqan në Ferrara. Me shumë guxim Cionek ka vrapuar për ta ndjekur grabistin duke e ndaluar dhe duke thirrur menjëherë policinë, që të vinte për ta arrestuar.

Kështu edhe sendet e marra në dyqanin që shiste cigare nga më të ndryshme, janë marrë nga ana e policisë për t’ia rikthyer sërish pronarit të saj. Ndërkohë kryetari i qytetit Emilian Alan Fabbri e ka kontaktuar Cionek në Telefon dhe e ka falenderuar publikisht për gjestin heroic dhe bujar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *