Heroi i derbit të fundit fituar nga Tirana, Zhilberto: Gënjeshtra dhe paga me vonesë në Shqipëri

E mbani mend Zhilberto Fortunaton? Të paktën tifozët e Tiranës e mbajnë mend mirë, sepse sulmuesi brazilian është heroi i fundit bardheblu, ai që vendosi fitoren 1-0 kundër Partizanit 4 vite më parë, suksesi i fundit i Tiranës, pasuar nga 13 derbi ka fitore bardheblu. Luajti pak muaj në vitin 2014 te Tirana, shkoi te Flamurtari e më pas në Korenë e Jugut, u kthye te Tirana në verën e vitit 2015, më pas te Drita e Gjilanit dhe prej një viti luan në Malajzi.

Tani Zhilberto flet për karrierën e tij dhe për “iG Sport” në Brazil rrëfen edhe aventurën shqiptare: “Shkova për të firmosur direkt kontratën dhe të dilja në stërvitje, por më detyruan që të bëja dhe një provë. Ata gënjyen për këtë dhe gjithashtu gënjyen për vlerën e kontratës, më dhanë vetëm gjysmën e parave që më ofruan. Shqipëria ka qenë më keq se kudo ku kam luajtur, sepse gjithnjë të vononin pagat dhe kishte shumë probleme. Shqipëria ishte një vend më i varfër se vendet aziatike. Kultura është pak a shumë e njëjtë si në Brazil. Nuk kishte asnjë bonus për fitore, asnjë premio. Futbollistët vendas, të mësuar me realitetin, nuk ankoheshin për këtë situatë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *