Heroi i Champions bind Klopin për një kontratë të re

0

Liverpul përfundoi me triumfin në Chapions League një sezon spektakolar për ta. Një nga heronjtë e këtij ekipi është padyshim Divok Origi. Belgu ishte zëvendësuesi i Firminjos në disa nga ndeshjet më delikate të sezonit dhe i kaloi pritshmëritë, duke qenë shkaku kryesor i fitores historike ndaj Barcelonës. Gjithashtu, shënoi edhe në finalen ndaj Totenhem golin e qetësisë. Nuk mund të harrojmë edhe rrjetën e fitores ndaj Everton, që e mbajti në garë për Premier Ligën.
Të gjitha këto kontribute e kanë bërë të paharrueshëm për tifozët e Liverpulit, por edhe kanë bindur klubin të rinovojë kontratën me 24-vjeçarin. Marrëveshja e tij aktuale përfundon verën e ardhshme, me Liverpul që mund ta humbasë pa marrë asgjë në këmbim.

Sipas medieve ishullore, Klop dhe klubi është i bindur se Origi duhet të vazhdojë në “Merseyside”. Atij do i jepet më shumë besim dhe minuta. Gara për një vend në formacionin e parë do të jetë një luftë e vështirë, pasi Firminjo konsiderohët si një prej më të mirëve në atë pozicion. Liverpul po kërkon për një tjetër qendërsulmues, pas largimit të Starrixh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.