“Heroi” i bardhebluve, Muça: Goli për Geri Allkajn!

0

Me gjashtë gola të shënuar, Muça është padyshim lojtari i momentit te Tirana. “Ndjehem shumë mirë, pasi përveç golave, ndihmova ekipin duke i dhënë një fitore. Tre pikë të arta, që më gëzojnë dyfish. Natyrisht që golat e mi shkojnë gjithnjë për tifozët, por këtë herë dua t’ia dedikoj Gerit, njërit prej tyre, që u nda nga jeta tragjikisht. Tirona ka sot një çun më pak, Geri Allkaj”, ka thënë Muça. Më pas ai ka vazhduar duke deklaruar: E dinim që do të ishte e vështirë, ashtu si do të jenë edhe në vazhdim. Edhe pse në letër duken të lehta, fusha gjithnjë dëshmon të kundërtën. Ekipet që luajnë me ne, rrinë në gjysmëfushën e tyre, dhe kjo na vështirëson punët. Megjithatë ne kemi arritur gjithnjë që të gjejmë rrjetën. Sa i takon kundërshtarëve e kam thënë edhe më përpara, që fillimisht të bëjmë detyrën tonë dhe pastaj të presim nga të tjerët. Ndonjëherë është edhe çështje fati, por një barazim do të ishte i kënaqshëm për ne. Kam besuar te titulli kur ishim 6 pikë larg, jo tani që jemi 1 pikë larg, ndonëse me një ndeshje më pak të rivalëve”, ka mbyllur futbollisti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.