Heroi Dita: Treguam që jemi të pathyeshëm, edhe me mungesa

Bruno Dita është shembulli perfekt se mund të bëhesh i rëndësishëm në një skuadër të madhe edhe pa qenë gjithnjë titullar. Mesfushori ka luajtur rreth 1000 minuta këtë kampionat, 12 herë në formacion, por ka shënuar 4 gola, nga të cilët dy janë me peshë shumë të madhe: Në fitoren e arritur në Kukës dhe tashmë ndaj Partizanit.

“E kemi treguar gjatë gjithë vitit që jemi një hap para rivalëve dhe stoli është shumë i rëndësishëm për Skënderbeun”, shprehet mesfushori për Supersport.

“Daja ka më shumë besim te rezervat? Te Skënderbeu nuk ta fal askush vendin. Trajneri e di shumë mirë kush luan e kush nuk luan, të gjithë duan hapësirë, por ka shumë lojtarë dhe ka edhe vendime taktike.

“Qëndrimi në stol, një problem? Jo, edhe stoli ka të mirat e veta, mund të mësosh shumë dhe të presësh rastin e duhur, pastaj luan kush e meriton.

“Laçi, apo Partizani në Europë? Të dyja bashkë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *