Heroi 12-vjeçar i shpëton jetën kundërshtarit: Ia dola falë… Fernando Torresit!

0

Ai quhet Kristian Fernandez, është vetëm 12 vjeç, luan me ekipin e San Fernandos dhe në Spanjë e cilësojnë si një hero. Nuk ka shënuar gol, as ka bërë ndonjë veprim teknik që të lë pa fjalë, por ka bërë më shumë se kaq dhe ka kryer një mrekulli.

Në ndeshjen kundër Medina Balompie për llogari të kategorisë së tretë të kampionatit andaluzian, Kristian i ka befasuar të gjithë dhe i ka shpëtuar jetën kundërshtarit të tij. Hesus Oçoa ka pësuar një goditje në kokë dhe ka përfunduar në tokë pa ndjenja.

Diçka e tillë i ka shokuar dhe frikësuar të gjithë, por jo trimin e vogël. Askush nuk ka guxuar t’i japë ndihmë Oçoas, ndërsa Kristian ka vepruar menjëherë me një gjakftohtësi të pabesueshme. Ai i është ofruar bashkëmoshatarit të tij, e ka kthyer atë nga ana e vet dhe i ka nxjerrë gjuhën që i kishte ikur.

Tragjedia është shmangur, Hesus dhe njerëzit e tij të dashur nuk do ia harrojnë kurrë Kristianit gjestin e bërë, ndërsa ky i fundit ka befasuar dhe më shumë në prononcimin e dhënë për “Marca”. “E ndihmova, sepse dija ta bëja atë gjë. E kisha parë në televizor në një ndeshje të Atletikos së Madridit, kur një gjë e ngjashme i ndodhi Fernando Torresit”, sqaron heroi i vogël.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg