Hernandez zyrtarisht kuqezi, ka betejë për supertalentin e Benfikës

0

Milan, me ardhjen e Marko Xhampaolos, pritet të ndryshojë fytyrë në mesfushë. Tekniku i ri pret ardhjen e Kruniç dhe Benaser. Megjithatë, kjo dyshe nuk mjafton dhe Gazidis po tenton sjelljen e një lojtari tjetër me cilësi në këtë repart. Gedson Fernandes është objektivi i Milanit.
I riu i Benfikës ka treguar një talent të madh dhe ka tërhequr interesin e shumë gjigantëve evropianë. Milani është një nga të interesuarit dhe ka nisur bisedimet me Benfikën. “Sky Sport” raporton se klubi portugez nuk negocion me asnjë klub për një ofertë nën 30 milionë euro.

Fernandes, vetëm 20 vjeç, ka luajtur plot 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Benfikën këtë sezon. Ka ndihmuar në nëntë gola të ndarë në gjashtë asiste dhe tre topa të çuar në rrjetë nga ai. Ardhja e tij në Milano do të ishte goditja më e madhe e merkatos nga kuqezinjtë këtë verë.

Ndërkohë së fundmi është konfirmuar edhe afrimi i Teo Hernandez, mbrojtësit të majtë që kuqezinjtë e kanë blerë dhe ka nënshkruar për pesë vite. Milani ende nuk ka dalë me njoftim, por në Federatën Italiane të Futbollit është depozituar kontrata me mbrojtësin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.