“Hera e parë në jetë që frikësohem”, moral i bukur nga Hoxhaj: Paraja nuk ka vlerë, të duam qënien njerëzore

COVID-19 vazhdon të marrë shumë jetë njerëzish në Europë, ndërkohë që në Shqipëri ka marrë peng edhe viktimën e katërt. Ky virus nuk njeh të ndalur, ndërsa në mënyrë metaforike, Koronavirusin e kanë përdorur edhe si një thirrje për t’i thënë njeriut…”NDAL”.

Mes shumë të këqijave që na ka sjellë, toka është më e bukur se kurrë ashtu si edhe ajri, që është më i pastri prej vitesh, ose ndoshta si asnjëherë më parë. COVID-19 nuk njeh asnjë lloj selektimi, nëse një njeri është i pasur apo i varfër, duke i vënë të gjithë në alarm për jetën e tyre.

Pikërisht për këtë gjë ka reaguar edhe lojtari i Flamurtarit, Ardit Hoxhaj. Siç thotë edhe vetë lojtari, është hera e parë që i frikësohet në jetën e tij, një beteje me një armik që nuk arrin ta shoh, por kërcënon seriozisht  të dashurit e tij. Por nga ana tjetër ky shërben edhe si një mesazh dhe mësim, për të treguar se paraja nuk ka vlerë dhe duhet të duam qënien njerëzore, ashtu siç gjithmonë duhej të ishte, por njeriu ka prishur gjithçka për interesa materiale. /Sport Ekspres/

Reagimi i plotë i Hoxhajt

Hera e par ne jeten time qe me ndodh ti friksohem nj beteje

Nuk e shikoj dot kundershtain time thjesht kam mesuar armet e tij te forta

Esht vertet shum i rezikshem mijra njerz kan vdekur dhe qindra te tjer vuajn akoma

Une akoma nuk e kam par kete kundershtar me ka ber te shikoj cdo njeri te aferm ,familjar shoke te mit si rrezik se do me meposhti ndermjet tyre me ka ber te shikoj si rrezik natyren e bukur qe na e ka falur zoti me ka ber te shikoj si rrezik pasionin tim dhe punen time por qe kam besim se do ia dal ta meposht kete virus por jo i vetem nuk mundem, secili nga ne nuk mundet i vetem

Duhet te behemi te gjith bashk thjesht te ndjekim disa udhezime qe na jan dhen per te fituar kete betej te madhe te njerzimit

Te rikthehemi perseri ne jeten normale te jemi me prane njeri tjetrit ,te fillojm te bejm gjerat qe dashurojm perseri ,te shijojm bukurit qe na ka falur natyra jon e bukur

Edhe ne fund kjo betej te na ler nje mesim te madh kurr nuk esht von

Te duam qenien njerzore natyren dhe gjithcka qe esht mbi tok asgj tjeter nuk ka vler cdo gj tjeter (???)esht thjesht nj send .