“Henri ka mbetur futbollist! Ulërinte pa shkak, ndonjëherë as s’na fliste!”

Tieri Henri ka qenë një futbollist i mrekullueshëm. Në fushë dukej si brazilian, fitoi shumë dhe dhuroi emocione të paharrueshme. Së fundi ka vendosur të kryejë detyrën e  komplikuar të trajnerit.

Një gjë e tillë nuk është aspak e lehtë. Shumë futbollistë dallohen që në fushë që do të bëhen trajnerë të mëdhenj, por Henri nuk bën pjesë të ky grup, të paktën për momentin.

Francezi punoi si përgatitës i sulmuesve me Belgjikën në Botërorin Rusi 2018, ndërsa më pas nisi detyrën e trajnerit të parë. Monako i besoi stolin në një moment kritik, por ai qëndroi rreth 3 muaj dhe u shkarkua.

Aleksandër Golovin u transferua në verë nga CSKA e Moskës te Monako. Mesfushori ofensiv ka folur për ish-trajnerin e tij në një prononcim të sjellë nga “The Sun”. Rusi flet për Henrinë dhe problemin e tij kryesor. Ai nuk e ka kaluar akoma fazën më të vështirë, transformimin nga futbollist në trajner. Në fusha mund të kesh qenë fenomen, por në stol është diçka komplet tjetër.

Ndoshta, Tieri nuk arriti të ‘vriste’ futbollistin që kishte brenda tij. Kur gjërat në stërvitje nuk shkonin mirë, ai nervozohej dhe bërtiste shumë, edhe në raste kur nuk ishte e nevojshme. Zbriste në fushë, na tregonte se si duhet të stërviteshim dhe ulërinte. Një tjetër trajner mund të thoshte: ‘hajde, e provojmë së bashku’. Henri nuk e bënte, ai nervozohej menjëherë dhe ulërinte: ‘hajde ma merrni topin, provojeni!’. Mund të them që nuk e ka kaluar ende tranzicionin nga futbollist në trajner. Kishte raste kur tërbohej keq dhe nuk na fliste me gojë për orë të tëra“, përfundon 22-vjeçari i klubit nga Principata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *