Hënes mbyll derën: Levandovksi ta harrojë largimin!

0

Nëse për Boateng Bajerni është dakord për ta shitur nëse paguhen 50 milionë euro, ndryshon puna kur bëhet fjalë për Robert Levandovskin. Uli Hënes as që ka ndërmend të dëgjojë pretendimet e polakut, i cili kërkon të kalojë te Reali i Madridit. Kreu i bavarezëve ka një raport të ngrirë me agjentin e sulmuesit dhe sqaron vendimin e klubit për Levën, i cili do të qëndrojë në Mynih.

“Levandovski ka tentuar katër ose pesë herë për të më takuar, por ja kam bërë të qartë se unë jam i gatshëm të takohem me datë 2 shtator në orën 14:30. Kemi refuzuar 150 milionë euro për shërbimet e tij dhe as që kemi ndërmend të humbasim shërbimet e sulmuesit tonë”, shprehet Uli Hënes duke ja bërë të qartë polakut dhe agjentit të tij, që Bajerni nuk ka nevojë për para dhe nuk negocion për shitjen e tij.

Mbas paraqitjes zhgënjyese në Botëror, sulmuesi, i cili nesër feston 30 vjetorin e lindjes, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Tripletë në finalen e Superkupës përballë Ajntrahtit dhe gol në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.