Hënes, i qartë me PSG-në: Paguani dhe mbrojtësi është i juaji!

Zherom Boateng kërkon largimin nga Bajerni dhe Uli Hënes i rikthehet dhe një herë pistës së mbrojtësit. 29 vjeçari dëshiron të kalojë tek ekipi i PSG dhe presidenti i Bajernit, në një prononcim për mediat gjermane, ka folur rreth kësaj mundësie. Klubi gjerman nuk dëshiron ta mbajë Boatengun pa dëshirën e tij, por francezët duhet të paguajnë.

“Opsioni i vetëm që ka mbetur është PSG, por ata duhet të paguajnë aq sa kërkojmë ne, përndryshe ta harrojnë mbrojtësin. Nëse nuk do të na vijë një ofertë zyrtare, Zherom do të qëndrojë me ne, por të shohim.

Për momentin ka 50% mundësi që Boateng të qëndroje te Bajern”, përfundon kreu i klubit bavarez, i cili e ka qartësuar shumën e duhur për të liruar mbrojtësin. PSG duhet të paguajë 50 milionë euro dhe asnjë cent më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *