Hënes humbet durimin: Çfarë ndodhi sot është e papranueshme

Presidenti i Bajernit Uli Hënes ka qenë një ndër mbrojtësit më të mëdhenj të trajnerit Niko Kovaç. Madje, disa javë më parë, ai së bashku me kolegun Karl-Hainc Rumenige dolën një konferencë për shtyp, ku kritikuan mediet për trajtimin e padrejtë që po i bënin kroatit.

Por, barazimi i sotëm duket se ka lëkundur edhe vetë atë. Tre golat e pësuar nga skuadra modeste e Fortunës, i kanë kushtuar dy pikë kampionëve në fuqi, që tani e shohin veten nëntë pikë larg kryesuesve të Dortmundit.

Në një prononcim të shkurtër për medien gjermane “SPORTBILD”, Hënes foli pa dorashka: “Sot po përjetojmë një moment shumë të vështirë. Ka ardhur koha për të bërë disa diskutime të brendshme”.

“ Shkarkimi i Kovaç? Për momentin nuk është temë. Ndaj Benfikës ai do të jetë në stol, më pas do të mblidhemi me bordin drejtues të klubit. Çfarë ndodhi sot është e papranueshme. Lojtarit duhet t’i vënë gishtin kokës. Loja e tyre ishte nuk ndillte asnjë emocion ose shpresë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *