Hënes e ofendoi, Bernat i jep një përgjigje plot klas

0

Të premten e shkuar bëri bujë një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp, ku drejtuesit më të lartë të Bajernit u lëshuan në një sulm të egër ndaj mediave, duke i akuzuar për mungesë ndershmërie dhe pasqyrim jo të drejtë të problemeve të klubit bavarez.

Ndër të tjera, presidenti Uli Hënes ofendoi edhe ish-mbrojtësin e Bajernit, spanjollin Huan Bernat, për të cilin tha: “Na kritikoni pse shitëm Bernat? Ai luajti si m.. dhe ishte përgjegjës për golin e pësuar në Sevilje sezonin e shkuar, ku për pak u eliminuam nga Champions League. Për këtë arsye, në fund të sezonit vendosëm ta shisnim”.

Një ditë më vonë spanjolli u përgjigj me vepra, sepse ishte titullar dhe shkëlqeu në fitoren 5-0 që PSG arriti ndaj Amiensit në kampionatin francez, ndërsa më pas ka treguar klas, duke mos polemizuar dhe duke mos u përgjigjur egërsi ndaj sulmit të Hënes.

“Po, kam dëgjuar çfarë tha Hëness, por nuk kam asgjë për të thënë për të. Që fëmijë më kanë mësuar që të jem mirënjohës. Do t’u jem përgjithmonë Bajernit dhe tifozerisë bavareze për 4 vitet që më lejuan të kaloj në atë klub. I uroj Bajernit gjithë të mirat, sa më shumë fat, sepse kam kujtime të shkëlqyera prej periudhës së kaluar aty”, tha Bernat.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.