Henderson nuk është dakord me Klop: Nations League sfidë e bukur

Xhordan Henderson nuk ndan të njëjtin mendim me trajnerin e tij te skuadra e Liverpulit, Jurgen Klop sa i përket Nations League. Gjermani e cilësoi si një kompeticion të pavlerë Nations League, ndërsa mesfushori mendon ndryshe.

Ai është i lumtur që luan në këtë kompeticion, ndryshe nga miqësoret. Lojtari i Anglisë është ambicioz dhe dëshiron të fitojë përballë kombëtareve të mëdha.

Një futbollist dëshiron t’i fitojë të gjitha ndeshjet, përfshirë dhe miqësoret. Kur je futbollist, luan për të fituar. Nations League është një kompeticion i rëndësishëm, sepse ka efektin e tij në renditjen e kombëtareve dhe shortin e eliminatoreve të Europianit. Është e rëndësishme të triumfojmë përballë kombëtareve të mëdha si: Kroacia dhe Spanja. Duam të rrisim nivelin tonë, t’i mposhtim këto skuadra, një sfidë e rëndësishme dhe e bukur për ne”, përfundon kapiteni i Liverpulit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *