Hendbolli kosovar pranë arritjes historike, në Prishtinë presin finalen e madhe

0

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në Hendboll nuk ka zhgënjyer mbështetësit e saj në eventin “IHF Trophy Intercontinental”, që po zhvillohet për herë të parë në Prishtinë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatmir Muhaxheri ka mposhtur në gjysmëfinale Paraguain me rezultatin 36:27, ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë, Prishtinë.

Në ndeshjen finale të këtij kompeticioni, Kosova do të ndeshjet me Taipein kinez, përfaqësuese të cilën e mundën gjatë fazës së grupeve. Fituesi i këtij turneu do të fitojë një vend në kampionatin botëror të Hendbollit për grupmoshat nën 21 vjeç, çka do të ishte një eksperiencë e parë për Kosovën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.