Hemilton dhe Mercedes bëjnë ligjin në Formula 1

Ljuis Hemilton është fituesi i Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1. Anglezi i Mercedes, pasi ka parakaluar shokun e skuadrës, ka bërë një garë lineare, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim vendin e parë. Dominim total i skuderisë gjermane, me Botas në vendin e dytë. Të dy pilotët e “shigjetave të argjendta” krijuan një distancë të sigurt me rivalët e Ferrarit.

Zhgënjyese ka qenë edhe kjo garë për dy pilotët e “kokëkuqes”, ku Vetel u rendit i treti dhe monegasku Leklerk nuk shkoi më shumë se vendi i pestë. I katërti u rendit holandezi i Red Bullit, Maks Verstapen. Edhe këtë vit duket se Ferrari nuk do arrijë të jetë konkuruese ndaj skuderisë gjermane.

Kjo është gara e tretë në po aq të tilla që dy pilotët e Mercedes zënë dy vendet e para, duke dominuar gjithçka. Pa asnjë rival Hemilton dhe Botas, që këtë vit duket se do të duelojnë së bashku për fitimin e titullit kampion. Anglezi renditet i pari dhe Botas pas tij. Kjo ishte një gara e 1000-të e Formula 1. Garat rikthehen pas dy javësh në  Azerbajxhan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *