Hedhja e fanellës, Ramadani sqaron gjithçka!

Ylber Ramadani shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të Shqipërisë përballë Moldavisë, goli i tij i parë me fanellën kuqezi. Duke parë që ky gol ishte shumë i rëndësishëm për të, festa ishte e çmendur, madje dhe shkelmoi fanellën e Shqipërisë. Pas këtij veprimi, tifozët kanë shpërthyer kundër tij, por mesfushori ka sqaruar gjithçka në rrjetet e tij sociale:

“Përshëndetje miq, ju falënderoj të gjithëve për komentet pozitive dhe ato negative. Sa i përket çështjes së bluzës, ju kërkoj shumë ndjesë për hedhjen e saj, me të vërtetë një gjest i papranueshëm, por më besoni, ndodhi si pasojë e mos kontrollimit të emocioneve dhe unë nuk kisha ndonjë qëllim të keq. Ju kërkoj shumë ndjesë. Zoti ju bekoftë të gjithëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *