Hedhin objekte nga stadiumi, tifozët e Bashakshehir plagosin mesfushorin e Romës

Në transfertën e vështirë të Turqisë, skuadra e Roma ka arritur një fitore të thellë port ë fituar me gjak. Në ndeshjen e mbyllur me rezultatin 0-3 ndaj Bashakshehir, italianët ngjiten përkohësisht në vendin e dytë në grup.

Në minutën e 54’ sende të forta janë hedhur në drejtim të fushës nga tifozët, teksa mesfushori Pellegrini ka qenë një të plagosurit. Një çarje në pjesën e ballit alarmoi stafin mjekësor i cili ka vrapuar menjëherë drejt lojtarit. Pas mjekimit, lojtari ka qenë në gjendje të mirë duke mos pasur rreziqe shëndetësore./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *