Hebajt i mjaftojnë 11 minuta në Slloveni, Sadiku zhgënjen me Legian!

0

Domzhale kthehet te fitorja dhe merita është e një shkodrani… Rubin Hebaj, sulmuesi i ekipit Shpresa të Bushit, ka realizuar në fitoren tenistike në shtëpi ndaj Triglavit, me rezultati 6-1. Edhe pse e nisi nga bankina ndeshjen, i mjaftuan vetëm pak minuta, i hedhur në fushë në të 80-n, për të realizuar golin e dytë, teksa i pari me këtë fanellë erdhi javën e kaluar.  Domazhale mban vendin e katërt në renditje, pas 8 ndeshjesh dhe 12 pikësh të grumbulluara. Sakaq, edhe Agim Ibrahimi i Astanës është transferuar te Domzhale, pasi dikur luante me Mariborin në Slloveni.

Në Poloni, ndërkohë, ish skuadra e Plakut, Slask Vorcklavi, ka mundur me rezultatin 2-1 Legian e Varshavës, ndërsa Armando Sadiku ka luajtur për 90 minuta, por duke mos lënë asnjë gjurmë në fushë. Ndoshta, sulmuesi ende nuk ka rikuperuar 100% pasi u sëmur në grumbullim dhe shtrëngoi dhëmbët në Maqedoni.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image