Hazard vulosi largimin, tani flet Kurtua për të ardhmen

Kupa e Botës mori fund për Belgjikën dhe menjëherë Eden Hazard doli hapur, duke përkuar largimin për të provuar diçka të re, me shumë gjasa te Reali i Madridit.

Tani edhe portieri belg Tibo Kurtua flet në lidhje me të ardhmen e tij dhe duket se dëshiron të ndjekë gjurmët e Hazardit, edhe pse në rastin e portierit duket se është më shumë çështje financiare, sepse nis sezonin e fundit në kontratë dhe Çelsi i ka ofruar vetëm 200 mijë sterlina në javë, që janë 10.8 milionë euro në sezon pak  shumë, kacidhe që sipas Kurtuasë nuk janë aq sa duhet për të vlerësuar realisht cilësitë e tij.

“Do kthehem dhe do shoh çfarë duan dhe si do ta thonë.

“Natyrisht, me këtë Kupë Bote, mendoj se oferta që ishte në tryezë është e ndryshme me atë që mund të kem tani.

“Në këtë Botëror injorova gjithë spekulimet, zhurmat, por tani do të flas me agjentin tim dhe do të shoh çfarë i ka thënë Çelsi, para se të bisedojmë. Unë ndihem i lumtur te Çelsi, sepse më pëlqen Londra.

“Njerëzit ankohen gjithmonë që lojtarët nuk i respektojnë kontratat, por ka edhe nga ata që i respektojnë. Nuk mendoj se Çelsi do të mbajë një portier me cilësitë e mia në stol, edhe nëse nuk rinovoj. Megjithatë, nuk përjashtohet që të vijoj të luaj me Çelsin”.

Gjithsesi, nëse nuk rinovon, Çelsi do ta shesë me urgjencë dhe Reali fërkon duart, sepse është në pozicion komod. Nëse Kurtua del në shitje, do të zgjedhë Realin dhe asnjë klub nuk do të paguajë shifra kolosale për një portier me vetëm një vit kontratë të mbetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *