Hazard objektivi kryesor i Real Madrid, ka disa arsye

Real Madrid duhet të zëvendësojë Kristiano Ronaldon, që sezonin e shkuar arriti të shënojë plot 44 gola. Nuk do të jetë e lehtë, por mungesa e portugezit do të mbulohet në grup nga disa lojtarë. Eden Hazard është lojtari që kërkohet me ngulm nga Real Madrid dhe kjo edhe për faktin se me të në fushë do të përmirësoheshin edhe dy lojtarë të tjerë si Isko dhe Asensio.

Belgu në shifra është më lartë se këta dy të futbollistë, por konkurrenca do të ketë ndikimin e vet në rendimentin e tyre. Sezonin e shkuar Hazard ishte protagonist në 30 gola të realizuar me fanellën e Çelsit, teksa 17 prej tyre i realizoi vetë.

Sulmuesi anësor shërbeu 13 herë për shokët e skuadrës që shkuan te goli. Dy rivalët e tij, Isko dhe Asensio, realizuan më pak. I pari realizoi 10 herë dhe dha nëntë asiste, kurse tjetri 11 golave i ka shtuar edhe 6 shërbime për shokët e skuadrës.

Ndërkohë pretendohet se edhe shifrat për Bejl dhe Benzema do të rriten, pasi njëri prej tyre do të luajë në majën e sulmit. Gjithashtu Sebajos pritet që të ketë më shumë hapësira këtë sezon. Një kalim i Hazard te Reali do të ishte i duhuri, shto këtu edhe faktin që edhe vetë lojtari e do një kalim të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *