Hazard ndryshon mendje: E mbyll karrierën te Çelsi

Mendimet dhe dëshirat e lojtarëve ndryshojnë, siç ndryshon një ndeshje nga ajo e radhës. Eden Hazard po kalon një formë të shkëlqyer tek ekipi i Çelsit. Ardhja e Mauricio Sarrit në stolin e ekipit londinez ka sjellë një efekt pozitiv në ekip dhe të gjithë po zbaviten me futbollin e italianit.

Belgu është një dëshirë e Real Madridit, ndërsa vetë lojtari është shprehur se ëndërron të luajë një ditë në “Santiago Bernabeu”. Deklaratat e tij sollën kritika, ndërsa Hazard ka bërë një hap mbrapa.

Në prononcimin e fundit për “Sky Sports UK”, 27-vjeçari, të cilit i skadon kontrata me Çelsin në vitin 2020, është shprehur se mund ta mbyllë karrierën në ekipin aktual. Ai dhe familja e tij ndodhen për mrekulli në kryeqytetin anglez dhe nuk është aspak problem për Hazard vazhdimi i karrierës me “Blutë e Londrës”.

Mund ta mbyll karrierën te Çelsi dhe nuk do të kishte asnjë problem për mua. Unë jam shumë i lumtur në këtë klub dhe familja ime është e lumtur në Londër. Kështu që, nëse nuk shkoj në Madrid, nuk është aspak problem. I adhuroj tifozët e Çelsit dhe mendoj se dhe ata më duan mua. Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, do të jem i lumtur”, përfundon Hazard, duke qetësuar sadopak zemrat e tifozëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *