Hazard: Muaj i vështirë për Çelsin, Sarri ka mbështetjen e të gjithëve

Skuadra e Çelsit bëri një fillim sezoni të shkëlqyer, duke u renditur në vendet e para në Premier. Megjithatë, muaji dhjetor dhe ai janar nuk kanë qenë shumë pozitivë për skuadrën blu. Por muaji shkurt, ka qenë për t’u harruar për skuadrën londineze.

Pasi u shpartalluan 4-0 nga Bornemuthi dhe 6-0 nga Mançester Siti, Çelsi humbi dhe finalen e “Carabao Cup”, me portierin Kepa Arrizabalaga që refuzoi të zëvendësohej te penalltitë.

Për këtë situatë jo shumë të mirë, ka folur ylli i Çelsit, Eden Hazard. Për faqen zyrtare të klubit, belgu tha: “Ka qenë një muaj shumë i vështirë. Rezultatet nuk kanë qenë ato të duhurat, por duhet të rikthehemi dhe të mbajmë kokën lart. Sarri? Ka mbështetjen e të gjithëve”,– u shpreh shkurtimisht numri 10 i Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *