Hazard: Kritikat e Sarrit? Nuk më plas fare për fjalët e tij!

Eden Hazard e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij. Ai ëndërron të luajë për Realin e Madridit dhe ky mund të jetë sezoni i fundit që luan me Çelsin. Mauricio Sarri u shpreh para disa ditësh që Hazard nuk është një lider, por belgut nuk i bëjnë përshtypje fjalët e trajnerit italian.

Pas fitores kundër Totenhemit dhe kualifikimit në finalen e “Carabao Cup nga goditja e penalltive, 28-vjeçari ka dhënë mendimin e tij. Asnjë ndjesi për fjalët e trajnerit dhe “injorim” total për të.

Po them të vërtetën, nuk më interesojnë fare fjalët e Sarrit. Unë mendoj vetëm të luaj futbollin tim. Jam i përqendruar te skuadra dhe mendoj vetëm ta ndihmoj për të fituar”, thekson Eden Hazard.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *