Hazard goditja e janarit, ndizet merkatoja

Merkato ende nuk është hapur, por zërat për transferime të ndryshme vijojnë të mbeten të ndezur. Eden Hazard është nga ata më të kërkuarit dhe në fakt emri i tij është i lidhur ngushtësisht me një kalim te Reali i Madridit.

Sigurisht që Çelsi nuk e lëshon për qindarka. Mauricio Sarri e do në ekip dhe spanjollët nga ana tjetër janë të vendosur për të afruar një lojtar që të zëvendësoje Kristiano Ronaldon e shitur te Juventusi. Londinezët i kanë ofruar rinovimin, por nuk ka akord.

Dëshira e tij e hershme është që të luajë me Realin dhe këtë sulmuesi belg e ka shprehur edhe vetë. Së fundmi, në programin “El Laguero” të “Cadena Ser” është thënë se spanjollët janë gati ta blejnë që në janar Hazardin.

Oferta që pritet të bëhet do të jetë nga ato qw nuk mund tw refuzohet. Mbetet për t’u parë nëse janë vetëm fjalë, apo është një situatë reale. Hazard e ka nisur këët sezon shumë  mirë, teksa ka shënuar shtatë gola në tetë ndeshje kampionati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *