Hazard e thotë hapur: S’dua hatërmbetje kur të largohem nga Çelsi

Largimi i Eden Hazard nga Çelsi, duket se është vetëm çështje kohe. Sulmuesi belg e ka bërë të qartë prej kohësh se ëndrra e tij është të luajë në Spanjë e të veshë fanellën e Real Madrid. Largimi i papritur i Ronaldos nga spanjollët i hapi rrugën transferimit të Hazardit te “Los Blancos”, por Çelsi vuri veton duke i treguar kontratën që skadon në qershor të 2020-ës.

Por, duket se verën e ardhshme nuk do të përsëritet i njëjti skenar me Çelsin, që nuk do të ketë rrugë tjetër përveç se ta shesë 27-vjeçarin për një shumë rekord, përndryshe rrezikon ta humbasë me kosto 0. Në një intervistë për kanalin francez “Telefoot”, Hazard shprehet se dëshiron të largohet pa hatërmbejte me klubin dhe tifozët e Çelsit.

“Çelsi ma bëri të qartë këtë verë, që nuk do të më lejonte të largohesha dhe unë e pranova këtë gjë. Gjithsesi e dija që edhe ne Londër do të ndihesha i lumtur dhe nuk jam penduar aspak për këtë vendim. Në disa vendime nuk të vjen radha për të folur dhe sigurisht që është normale të nevrikosesh, por unë kurrë nuk i kam dalë kundër klubit. Te Lila në Francë u largova me përshtypjet më të mira, të njëjtën gjë dua të bëj dhe te Çelsi”, përfundoi Hazard.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *