Hazard drejt Madridit, shikoni çfarë bëjnë tifozët e Çelsit

Mendja e Eden Hazard është larg Londrës dhe afër Madridit. Në mediat e mëdha evropiane shkruhet çdo ditë rreth marrëveshjes së tij me Realin e Madridit dhe shifrave që do të ekzekutohet ky transferim. Belgu duket se e ka marrë vendimin e tij përfundimtar. Ai mendon se aventura e tij te Çelsi është konsumuar dhe i duhet të marrë përsipër një sfidë më të madhe.

Megjithatë tifozët e londinezëve gëzojnë një dashuri shumë të madhe për të dhe kujtojnë emocionet që 28-vjeçari i ka dhuruar. Ata kurrsesi nuk dëshirojnë të largohet “benjamini” i tyre. Hazard është lojtari më i mirë i bluve dhe një prej më të mirëve të planetit.

Mbrëmë në ndeshjen gjysëmfinale të Europa League ndaj Aintrahtit të Frankfurtit tifozët janë munduar të hyjnë në ndjenjat e belgut. Ata kanë shpalosur një flamur gjigant, ku tregojnë dëshirën e tyre që Hazard të mos largohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *