Hazard: 1-1 nuk është një rezultat i keq

0

Lojtari i cili u faullua 9 herë nga lojtarët e PSG, Eden Hazard, ka thënë se barazimi 1-1 në “Parc des Princes” ka bërë që skuadra e tij të jetë favorite që të kalojë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, por gjithsesi shanset do jenë sërish 50-50. ”Barazimi ishte rezultati më i drejtë. Ne mund të kishim bërë më mirë, pasi shënuam golin e parë, por barazimi është në favorin tonë. Në ‘Stamford Bridge’ ne do të jemi më të fortë, por është ende 50-50 se kush kalon. Ne e dinim se ishim duke u përballur me një skuadër të fortë dhe nuk do fitonim 3-0. 1-1 nuk është një rezultat i keq”, tha belgu.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image