Haxho: Tërbuni është gati për Superioren

1

Portieri i Tërbunit ka analizuar merkaton dhe

objektivat për sezonin e ardhshëm futbollistik.

 

Gani Pema

 

Nga fillimi e kësaj jave skuara e Tërbunit është spostuar në komlektin “Internacional” në Pezë për të vazhduar fazën përgatitore në kuadër të startit të Kategorisë Superiore. Për portierin e pukjanëve, Egland Haxho seancat stërvitore që ekipi zhvilloi në Pukë do të shërbejnë për të ardhmen. “Gardiani” në një intervistë për “Sport Ekspres”, flet edhe në lidhje me objektivat e skuadrës.

-Haxho, mund të na thoni di#ka në lidhje me përgatitjet dhe faktin që një pjesë e tyre janë zhvilluar në Pukë?

-Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe në Pukë kemi zhvilluar dy javë fazë përgatitore intensive me një program të hartuar mirë nga stafi teknik. Kushtet ishin shumë të mira dhe të gjithë kemi marrë ngarkesën e duhur për sezonin e ardhshëm.

-Duke parë afrimet e deritanishme, mendoni se Tërbuni ka ende nevojë për përforcime?

-Mendoj se po, por kjo është një gjë e cila i takon trajnerit dhe ky i fundit mesa kam dëgjuar është në bisedime për të afruar dy sulmues. Ndërsa personalisht rëndësi ka që unë të bëj më së miri rolin që më takon në fushë dhe të mbroj me dinjitet portën. Jam pjesë e këtij ekipi dhe do të jap maksimumin tim, duke zbatuar gjithmonë detyrat që do të marrë nga trajneri Leki#i.

-Mendoni se Tërbuni është gati për startin e Kategorisë Superiore?

-Aktualisht puna më e madhe është bërë, por me besimin dhe shpresën që çdo lojtar mund të rrisë formën e tij sportive, mengoj se do të jemi gati dhe do bëjmë të gjithë më të mirën tonë. Gjithsesi unë nuk kam dëshirë që të flas përpara kohe, pasi gjithçka do të shihet në ndeshjet e kampionatit.

-Çfarë vlerëson më shumë Haxho në këtë skuadër?

-Tërbuni është një skuadër e cila ka bërë afrime cilësore dhe do t’i tregojë vlerat që në startin e këtij kampionatit. e di që për tifozët një pjesë e lojtarëve nuk janë të njohur, megjithatë do t’i tregojmë vlerat që në fillim tyë kampionatit. Natyrisht që duhet vlerësuare dhe puna e presidencës dhe trajnerëve për të gjitha afrimet që janë bërë deri më tani.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.