Haxhiu: Nëse Skënderbeu na ndihmonte në janar…

0

Trajneri Korabit, Gerd Haxhiu, ka folur në Supersport pas humbjes kundër Partizanit dhe ndër të tjera ka zbuluar se në janar skuadra mund të ishte përforcuar ndjeshëm, nëse Skënderbeu e ndihmonte.

“Pasi firmosa, garant doli një biznesmen dibran dashamirës, me të cilin kam një marrëdhënie personale sa i takon rrogës sime. Pas disa ditësh marr vesh se janë larguar donatorët. Patëm disa rezultate të mira në fushë dhe shpresuam se mund të bënim diçka të mirë në janar. Bashkia dha një fond prej 70 mijë eurosh, me të cilin u shlyen dy muaj rroga. Në këto kushte mbetëm me tetë milionë lekë të vjetra, me të cilat afruam Arifajn, Shabanin dhe Ivanin. Nuk donim ta linim Sebino Plakun, për të cilin i kërkuam Skënderbeut katër lojtarë në këmbim: Malajn, Xhejmsin, Mustafën dhe Idrizajn ia kërkuam Skënderbeut për Plakun, të cilin nuk donim ta linim”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image