Haxhiu-Korabi, gjyq në horizont

0

Gerd Haxhiu është larguar zyrtarisht nga Korabi dhe nuk ka qenë një ndarje paqësore, pasi prej kohësh situata ishte e nderë dhe vlonjati edhe më parë kishte shprehur dëshirën për largim, duke parë kaosin në klubin dibran. Shkarkimi i tij ndodhi natën përpara ndeshjes, me një mesazh telefonik nga administratori Fehmi Mëziu, i cili dje në Supersport lëshoi edhe kritika ndaj Haxhiut, i cili tashmë paralajmëron se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj ish-klubit të tij.

Në mikrofonin e Supersportit, Haxhiu sqaron: “Kam bërë edhe seancën e fundit të stërvitjes, kemi pasur një debat. Gjithmonë është problemi financiar; nuk jemi ndarë mirë. Nuk udhëtova me skuadrën në Korçë, por në darkë vonë më vjen një mesazh nga administratori i klubit, që më komunikoi shkarkimin. Në përgjigjen time ia kërkova vendimin me shkrim dhe këtë do të kërkoj, për të vazhduar më pas procedurën time ligjore.

Problemi i pagave – “Pikërisht në Korçë, kanë qenë ditët e para, java e parë kur firmosa kontratën. Bëmë një marrëveshje, sipas së cilës duhej bërë edhe shlyerja financiare. Komunikova me drejtuesit, mu premtua në darkë vonë dhe të nesërmen në mëngjes udhëtova me skuadrën. E njëjta gjë ndodhi edhe në ndeshjen në Gjirokastër, deri sa u krye edhe likuidimi. Djemtë duhen falënderuar, sepse vajtën kohë që nuk paguhen dhe me përulësi vijojnë të stërviten. Por, ndoshta pas debatit të fundit, edhe vetë administratori e kuptoi që kështu nuk mund të vazhdohet më. Ndoshta edhe unë nuk mund të toleroja më. Kemi të bëjmë me palë të tretë, nuk ka më një marrëdhënie midis nesh kur ne mund të bëjmë një marrëveshje. Ishte një marrëdhënie me palët e treta dhe më konkretisht me qiratë e shtëpive”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here