Havertz: Duhet të tregoj durim, do vijë momenti im

Nëse do të na duhet të zgjedhim lojtarin më të mirë gjerman nën moshën 20-vjeçare, nuk duhet të mendohemi shumë. Kai Havertz, mesfushori 19-vjeçar i Levekuzen nuk njeh konkurrencë nga moshatarët  e tij dhe jo më kot, ka qenë pjesë e grumbullimeve të skuadrës së Joakim Lëv gjatë muajve të fundit.

Kontrata me Levekuzenin mbaron në vitin 2022 dhe drejtuesit e “aspirinave” janë në një situatë komode. Interesi për “xhevahirin” e tyre është tejet i lartë dhe kur të vijë momenti i ndarjes, klubi gjerman do të mbushë arkën me një shumë rekord.

Në një intervistë për “Sky” gjermani i talentuar ka folur rreth së ardhmes së tij: “Çdo lojtar duhet të kërkojë që të ngjisë shkallët e karrierës. Por, për momentin Levekuzeni është ambienti perfekt për mua. Kam akoma shumë për t’u përmirësuar dhe në skuadër të gjithë po më ndihmojnë. Është e qartë se do të vijë koha kur do të më duhet të bëjë hapin e radhës, por tani për tani nuk e po mendoj atë gjë”.

Ndër klubet e përfolura si destinacioni i ardhshëm i Havertz, janë Barcelona, Bajern, Inter dhe Arsenal. Edhe pse vetëm 19-vjeç, gjermani ka grumbulluar deri më tani 82 paraqitje me Levekuzenin, ku ka shuënuar 15 gola dhe ka shërbyer shokët e skuadrës me 21 asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *