Hasi, bisedime me Genkun në Belgjikë

0

Një ndër klubet më të rëndësishëm në Belgjikë, Genk, po kërkon trajner, sepse sapo ka pushuar holandezin Albert Stuivenberg, për shkak të ecurisë së dobët në kampionat, me keun që është 21 pikë larg, në vetëm 18 javë.

Tashmë klubi belg kërkon trajner të ri dhe lista e emrave është e gjatë, me trajnerë shumë të njohur, si Peter Bos i cili sapo ka lënë Dortmundin, Hugo Bros, Mishel Prodom, Frank de Bur e shumë të tjerë.

Edhe Hasi është në listë, sepse ka luajtur për shumë vite e ka dalë kampion si futbollist me Genku, ku është shumë i respektuar, ndërkohë që vlera e tij si trajner njihet në Belgjikë, ku ka arritur suksese të mëdha me Anderlehtin.

Natyrisht, aspekti financiar ka rëndësi, sepse Hasi është një emër i njohur, i cili kërkon një projekt serioz dhe ambicioz, pas largimit nga Olimpiakosi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image