Hasani “shënon” dhe në Instagram: 13 gola të bardhë si pastërtia e qiellit blu

0

Edon Hasani mbylli sot me gol sezonin e tij më të mirë në karrierë, duke shkuar në kuotën e 12 golave në kampionat dhe një gol në Kupën e Shqipërisë. Mesfushori bardheblu ka qenë i shkëlqyer për kryeqytetasit dhe u shpall golashënuesi më i mirë i të besuarve të Memës.

Edhe pse si mesfushor, Hasani ka treguar se para porte është një vrasës, duke shënuar praktikisht në çdo lloj mënyre. Numri 10 foli dhe pas ndeshjes me Flamurtarin, ku tha se të gjithë golat e tij kanë qenë të pastër dhe se është shumë krenar me veten.

Edhe në Instagramin e tij zyrtar pak çaste më parë, Hasani nuk ngurroi ta përsërisë këtë fakt, duke shkruar: “13 gola të bardhë si pastërtia e qiellit blu”, duke iu referuar dhe ngjyrave të Tiranës.

 

View this post on Instagram

 

13 ? të bardhë si pastërtia e qiellit blu. Faleminderit të gjithëve! Now lets get this ?

A post shared by Edon Hasani (@hasaniedon) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.