Hasani kthehet në çështje, Ngo ndërhyn nga Anglia

0

Edon Hasani është njeriu i momentit te Tirana, por jo më për golat e tij. Një zënkë në stërvitje e sulmuesit shkodran (lexo këtu) ka trazuar situatën në klubin bardheblu. Në dijeni të ngjarjeve është dhe anglezi Majkëll Ngo.

Ky i fundit nuk i është bashkuar akoma skuadrës në fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë, por nëpërmjet postimeve në rrjetet social ka dhënë një mesazh mbështetës për futbollistin shkodran me të cilin ndan një raport shumë miqësor.

“Edhe të verbrit e panë rëndësinë tënde sezonin e kaluar! Qëndro i qetë. Të vërtetët i njohin të vërtetit! Zoti është me ty”, shkroi anglezi në mbishkrimin e një postimi ku ai shfaqej në foto me Hasanin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.