Hasani dhe Cuculi në treg, e mbyllin zyrtarisht me Shkëndijën

Dy ndër lojtarët kyçë të Shkëndijës sezonin e fundit, vendimtarë në arritjet madhore të klubit nga Tetova, Ferhan Hasani dhe Ardian Cuculi, janë tashmc futbollistë të lirë.

Për të parin dihej që do largohej dhe është në bisedime në kampionatin turk, por sot vetë Shkëndija ka njoftuar se edhe Cuculi largohet në përfundim të kontratës, në mesin e qershorit.

Cuculi ka luajtur me sukses te Partizani në Shqipëri dhe sërish mund të ketë oferta nga Superiorja, por zor se pranon të vijë këtu, sepse ka oferta joshëse edhe nga kampionate më të rëndësishëm.

NJOFTIMI I SHKËNDIJËS

KF Shkëndija falënderon Ferhan Hasanin dhe Ardian Cuculin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi dhe u dëshiron gjithë të mirat në të ardhmen.

Ferhan Hasani dhe Ardian Cuculi nuk janë më pjesë e Shkëndijës. Të dy futbollistëve u skadoi kontrata më 15 qershor, ndërsa pas bisedimeve me kryesinë është vendosur që bashkëpunimi mos të vazhdohet në të ardhmen. Kështu dy lojtarët tashmë janë larguar nga skuadra dhe si futbollistë të lirë do të kërkojnë angazhimin e rradhës.
KF Shkëndija me këtë rast falënderon Ferhan Hasanin dhe Ardian Cuculin për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishin pjesë e skuadrës kuqezi, duke u dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *