VIDEO | Hasani “çmend” Hungarinë, Manaj gjen golin në Spanjë

Florent Hasani dhe Rei Manaj kanë tërhequr vëmendjen ditën e sotme, pasi që të dy këta lojtarë kanë shënuar për skuadrat e tyre resepktive. Sulmuesi lushnjar i kombëtares realizoi golin e parë në fitoren 1-2 që Albasete mori në transfertë kundër Numansias.

Nga pika e bardhë e 11-metërshit Manaj nuk gaboi dhe në fund skuadra e tij iu gëzua tre pikëve. Sulmues u ndëshkua edhe me karton të verdhë në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 82-të u zëvendësua nga trajneri i tij.

Ndërkohë goli i Hasanit ishte një perlë, pasi mesfushori i hungarezëve të DVTK shënoi golin e triumfit ndaj Paks me një gjuajtje nga distanca. Sot ka festuar edhe Liridon Latifi, i cili zbriti në fushë për Pushkash Akademi në minutën e 57-të. Tre minuta më pas ekipi i sulmuesit anësor realizoi golin e parë dhe në fund iu gëzua fitores 2-0 ndaj Mezokovesd-Zsory.

Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha kanë përfunduar në stol tek Aris Selanik, që sot është mundur me rezultatin 1-2 nga Panetolikos. Mbrojtësi dhe mesfushori e kanë ndjekur gjithë takimin nga stoli, pa pasur mundësi të japin kontributin e tyre në fushën e blertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *