Hasani bisedon me Partizanin, nesër vendos

Edon Hasani ka kohë që negocion me Vllazninë për sezonin e ri, por mesfushori duket se nuk ka marrë ofertën që priste nga klubi i vendlindjes.

Prej javësh ish-mesfushori i Kukësit ka biseduar me disa klube dhe ka pritur ofertën e duhur, duke shpresuar edhe te ndonjë mundësi e rëndësishme jashtë Shqipërie, por tashmë në skenë ka dalë Partizani.

“Sport Ekspres” mëson se palët kanë biseduar ditët e fundit dhe është arritur një marrëveshje në parim, por gjithçka do të vendoset nesër.

Pritet një takim i fundit mes palëve, për të diskutuar disa pika që kanë mbetur pezull dhe Hasani pret që të marrin zgjidhje.

Nëse Partizani do të jetë i gatshëm t’ia plotësojë kërkesat, Hasani do të vishet i kuq, duke shtuar ndjeshëm numrin e mesfushorëve te Partizani, sepse ka firmosur edhe italiani La Kamera, ndërsa janë në ekip emra të njohur si Batha, Trashi e Vila, apo edhe Progni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *