Hasanbelliu: Arbitra ka çfarëdolloj, Safeti është për titull e jo… Kukësi!

0

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu ka folur sot për “RTSH Sport”, ku ka prekur disa tema të rëndësishme që qarkullojnë rreth klubit durrsak. Merkato, largime, objektiva dhe dëshira, Hasanbelliu i preku të gjitha.

Nuk munguan as batutat kundrejt presidentit të Kukësit, Safet Gjici, ekipin e të cilit nuk e konsideron një nga pretedentët për titull kampion.

Mes të tjerash, Hasanbelliu u shpreh: “Ky muaj është i veçantë, pasi mbush 20 vite si president i futbollit të Durrësit. Jemi brenda pritshmërive, pasi që në fillim të sezonit kërkonim Kupat e Europës. Kemi kërkesat tona kundrejt disa lojtarëve, por jemi mirë kështu.

Për mua kryesorja e këtij viti është bashkëpunimi me Bardhin, më ka ndihmuar jashtë mase. Kjo është një arsye kryesore që të ardhurat janë shtuar dhe janë vënë pikat mbi “i”.

Jemi skuadër e re, që u ndërtua nga fillimi. Por duke u rritur, do të përforcohemi edhe më shumë. Janë 2-3 lojtarë nga të cilët presim më shumë.

Arapi pothuajse është i Teutës, por për momentin ka një problem me ekipin e tij aktual. Por 99% është i Teutës. Latif pothuajse është i larguar, është shitur në Bjellorusi. Jemi në tentativa për të marrë 2 sulmues të huaj, një bullgar dhe një argjentinas. Do e marrim me doemos një lojtar dhe brenda këtij muaji do e themi kush është.

Jo, ne nuk kemi lojtarë për të shitur, por me Latif ishte zgjedhje e detyruar. Ai nuk i përmbushi pritshmëritë dhe nuk kemi qenë shumë të kënaqur nga ai. Fituam ca para nga shitja e tij dhe kaq.

Kallaku është një lojtar që i ka dhënë bukurinë skuadrës së Teutës, është një lojtar që shpresojmë ta kemi edhe vitin tjetër. Si durrsak që jam, shpresoj të qëndrojë edhe vitin tjetër, por po erdhi një ofertë e mirë, do të mendohemi.

Ne e kemi nisur për të hyrë në Europë, por ça ka? Edhe nëse dalim kampion? Mjafton që të mos kemi dëmtime dhe jemi në garë, pasi skuadrat janë aty-aty.

Po nuk e fitoi Teuta, ta marrë kush e meriton. Për kampion shoh Safetin, si Safet jo si skuadër, pasi Kukësin e shoh të pestin (qesh).

Nuk e mendoj se ka ndërhyrje në ndeshjet e kampionatit, por pakënaqësira ka. Ka arbitra të paaftë në Shqipëri, por ka dhe nga ata që e bëjnë me dashje. Këto probleme do të ekzistojnë, por janë minimizuar.

Unë jam optimist për këtë, pasi Liga thuajse është bërë. Kemi lënë Libohovën për këtë gjë dhe besoj se vitin tjetër do të fillojë. Do të funksionojë si projekt dhe do të jetë diçka shumë pozitive për ne presidentët”,- tha presidenti i Teutës.

Më pas, për mikrofonat e “RTSH Sport” foli edhe zv. presidenti i “Djemve të Detit”, Ardian Bardhi, i cili tha: “|Teuta është një skuadër që këtë vit ka pretendimet e veta. Jemi një skuadër që është ndërthurur me eksperiencë dhe talente. Presim më shumë nga kjo Teutë dhe shpresoj të arrijmë te objektivat tona.

Pse jo, të gjitha objektivat janë të pranueshme. Nëse ne jemi në renditje aty ku jemi dhe bëjmë merkato cilësore, pse jo të mos pretendojmë të gjitha gjërat, Kupën, Kampionatin dhe Kupat e Europës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.