Hasan Lika zbërthen goleadorin Zhunior dhe i dërgon mesazh Dinamos

0

Hasan Lika ka për detyrë të rikthejë Vllazninë në Superiore dhe kampionati ka nisur mirë. Shkodranët kanë mposhtur Korabin dhe Burrelin dhe optimizmi është i madh në kampin kuqeblu.

“Pavarësisht vështirësive që kemi hasur, kemi arritur të fitojmë. Lojtarët kanë dhënë maksimumin dhe synojmë të bëjmë edhe më mirë në vazhdim”, është shprehur fillimisht trajneri Hasan Lika për “RTSH Sport”.

Zhunior, sulmuesi kryesor i Vllaznia, ka arritur të shënojë në tre takimet e para zyrtare tre herë. “Braziliani ka bërë mirë në stërvitje, por edhe në miqësore. Kishte përkrahjen e stafit dhe jo vetëm ka shënuar, por ka bërë edhe lojëra të mira, duke shërbyer për shokët e skuadrës”, shton Lika.

Të premten Vllaznia pret Dinamon dhe synimi janë tre pikët: “Do jetë ndeshje ndryshe, pasi edhe Dinamo ka bërë dy fitore. Është edhe ajo pretendente. Do shfrytëzojmë maksimumin. Kam bindjen se do e kalojmë me sukses. Kemi pasur mungesat e Markut dhe Krymit, për shkak të virozëve. Krymi dha maksimumin në 20 minutat që luajti, duke sakrifikuar. Edhe Bilali ka pasur të njëjtin problem”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.